Strategu amerikan i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita ka mbajtur një fjalë të shkurtër në hapjen e fushatës elektorale.
LaCivita i është drejtuar shqiptarëve duke i bërë thirrje të votojnë për Sali Berishën, njeriun me të cilin kompania e tij ka lidhur një kontratë për t’i organizuar fushatën elektorale.
Fjala e LaCivita:
Kush është gati ta bëjë Shqipërinë madhështore sërish?
Në vitin 2024, në Shtetet e Bashkuara, socialistët u përpoqën të fusnin në burg Donald Trump.
Donald Trump nuk u dorëzua. Ata dështuan.
Në vitin 2025, këtu në Shqipëri, socialistët duan të fusin në burg gjithë opozitën e tyre. Edhe këtu do të dështojnë.
Pse?
Sepse nuk mund të mbrojnë dot bilancin e 12 viteve të fundit:
12 vite krim, 12 vite drogë, më shumë se 1 milion shqiptarë janë larguar nga vendi, dhe 12 vite dështim ekonomik.
Pse të votoni për partinë që i krijoi të gjitha këto probleme?
Votoni për Dr. Berishën. Jepini vendit tuaj mundësinë. Dhe jepini njerëzve shpresë. Faleminderit. Zoti ju bekoftë!