I dërguari i Posacëm i Bashkimit Europian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajcak paralajmëroi institucionet e Kosovës
se BE pret që zgjedhjet në veriun e Kosovës të shpallen, pa pasur vonesa të mëtejshme.
“Presim që zgjedhjet e reja lokale në veri të Kosovës të shpallen pa vonesa të mëtejshme. Është e rëndësishme që procesi drejt mbajtjes së zgjedhjeve të reja në katër komuna më në fund filloi me themelimin e grupeve të punës se serbëve të Kosovës në fillim të dhjetorit.
Më vjen keq që regjistrimi i tyre fillimisht u përball me pengesa të papritura administrative, por që atëherë kam marrë garanci nga Kosova se këto probleme do të zgjidhen së shpejti në mënyrë që mbledhja e firmave për shkarkimin e kryetarëve të fillojë menjëherë”, u shpreh ai.
Lajcak deklaroi për gazetën ‘Politika” në Serbi se rithemelimi i pushteteve lokaleve në veri është i rëndësishëm për të shtensionuar situatën.
Edhe KQZ e Kosovës është shprehur se është gati për organizimin e zgjedhjeve në komunat veriore të Kosovës. Edhe ndërkombëtarët kanë këmbëngulur në një kërkesë të tillë