Las Vegas në mes të Tiranës? Projekti i Dinastisë Binion te Bulevardi, 197 mln $ për hotel e kazino

Projekti i pagëzuar “The cliffs” (Shkëmbinjtë) do t’i shtohet Tiranës duke ngritur kështu hotel me pesë yje me përafërsisht 250 dhoma, 60 njësi të tjera akomodimi me shërbim luksoz, bare, restorante, njësi tregtare, kafene, hapësira për mbledhje dhe argëtim, SPA, pishinë dhe hapësira rekreative, kazino, si dhe vend parkim për mbi 600 makina.

Projekti i propozuar do të shtrihet në një sipërfaqe trualli prej afërsisht 19,000 m2 tek Bulevardi i Ri në kryeqytet dhe do të ketë një vlerë prej 197 milionë dollarësh, para që do të investohen nga grupi i investitorëve të huaj përmes kompanisë Adriatic Resorts LLC, që kanë fituar dhe statusin e investitorit strategjik.

Me një kërkim në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ZËRI ka zbuluar se kjo kompani zotërohet nga një shtetas amerikan, Steven Merrill Gallaëay dhe një shqiptar me shtetësi amerikane, Ëngjëll Pasha.

Las Vegas në mes të Tiranës? Projekti i Dinastisë Binion te

ORTAKËT

E themeluar në vitin 2022 me adresë zyrtare në në Cheyenne, Wymoing të Shteteve të Bashkuara, Adriatic Resorts LLC ka një bord që përbëhet nga 5 persona, ndërsa CEO ështëDominic Polizzotto. Mes anëtarëve të bordit është edhe Jack Binion, një emër sinonim me insdustrinë e kazinosë.

Las Vegas në mes të Tiranës? Projekti i Dinastisë Binion te

ORTAKËT

Por kush është Jack Binion, pjesë e familjes që hodhi themelet e kazinove?

Las Vegas në mes të Tiranës? Projekti i Dinastisë Binion te

JACK BINION

Për gati 50 vjet, risitë dhe stili i Jack Binion e familjes së tij kanë korrur sukses të pashembullt në industri. Sot, familja Binion ka 1.5 miliardë dollarë pasuri, nga të cilat më shumë se 400 milionë dollarë mbahen në para të thata. Emri i tyre lidhet ngushtë me themelimin e Las Vegasitmodern, “Qytetit të Parajsës dhe mëkateve”.

Familja Binion ndëtoi kazinonë Horseshoe në qendër të Las Vegasit dhe fitoi mjaft pikë për shërbimin ndaj klientit dhe ‘bujaritetin’. Familja e forcoi atë reputacion në vitin 1970 kur Horseshoe priti turneun e parë të lojërave të fatit: The World Series of Poker.

Në vitin 1994, familja solli stilin HorseshoeMidwest dhe hapi kazinonë HorseshoeBossier City, Luiziana. Në vitin 1995, kazinoja e dytë Horseshoe u hap në Tunica, dhe të dyja pronat u vendosën si liderë të tregut.

Në vitin 1999, Horseshoe Gaming bleu kazinotë Empress në Joliet, Illinois dhe Hammond, Indiana dhe shpejt shkaktoi rritje dyshifrore në të ardhurat në të dy pronat. Pronat e kombinuara të Horseshoe punësuan rreth 7,800 anëtarë të stafit të trajnuar dhe gjeneruan të ardhura vjetore prej rreth 840 milion dollarë. Mysafirët kishin akses në më shumë se 1,100 dhoma hoteli, 14 restorante dhe bare, Spa, 2,200 vende argëtimi dhe 12,750 metra katror hapësirë ​​për lojëra. Tashmë, këtij rrjeti do t’i bashkohet dhe Tirana./ZERI/

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us