Lëvizjet e Salianjit në PD, Dashnor Sula: Fundi i këtij filmi dihet! Partia Demokratike është pronësi e Berishës

Ish-deputeti demokrat, Dashnor Sula, foli në një intervistë televizive për lëvizjet e fundit të Ervin Salianjit brenda Partisë Demokratike, të cilat kanë ‘trazuar ujërat’ në parti.

Sula tha se ndonëse Salianji po tenton të krijojë frymë të re brenda partisë, Partia Demokratike, mbetet në pronësi të Sali Berishës.

“Unë e di fundin e këtij filmi. Fundi i filmit është se, PD është pronësi e Berishës”, tha ish-deputeti.

“Unë e di fundin e këtij filmi. Fundi i filmit është se, PD është pronësi e Berishës. Partitë regjistrohen në gjykatë, ky ka mundësi të ketë certifikatë pronësie nga hipoteka. Nga 1991 deri më sot atë parti e ka udhëhequr dhe e ka kontrolluar Sali Berisha. Kush thotë që Basha, që të ketë iluzion se Lulzim Basha të ketë qenë kryetar partie nuk kanë qenë kurrë. Basha nuk ka qenë kurrë kryetar i PD, por i udhëhequr nga Berisha.” – u shpreh veç të tjerash, ish-deputeti i PD-së.

Lajme të tjera |  Policia hodhi ujë me presion, por qytetarët arrijnë te Kryeministria, thirrje kundër Ramës dhe Berishës (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us