Superliga shqiptare e futbollit po përgatit raundin e 36-të, ose thënë ndryshe të fundit për sezonin e rregullt. Pesë duelet do luhen të diel në orën 15:30 dhe do përcaktojnë fatet e skuadrave. Veç zonës “Final 4”, e cila do përcaktojë skuadrën e mbetur në “finalen” mes Partizanit dhe AF Elbasanit, garë e fortë edhe për mbijetesën.
Tirana, Bylis, Skënderbeu dhe Laçi shohin makthe me rrëzimin nga Superliga, ndërsa llogaritë tregojnë se Tiranës i duhet fitorja në derbin kundër Dinamos për të siguruar zonën play-out, maksimumin që mund të arrijë. Laçi luan kundër Vllaznisë dhe Skënderbeu e Bylis përplasen mes tyre në Korçë. Nëse Tirana ia del të marrë tri pikë, bardheblutë nuk duhet të shohin për rivalët. Skuadra e Bledi Shkëmbit është më e favorizuar se tre skuadrat e tjera, ndërsa Skënderbeu më pak i favorizuar në bazë të ndeshjeve direkte.
Skënderbeu shpëton direkt nëse fiton ndeshjen, teksa shkon në play-out nëse humbet, por barazojnë ose humbasin Tirana dhe Laçi. Korçarët shkojnë po në play-out edhe nëse barazojnë vetë, por Tirana dhe Laçi barazojnë ose humbasin.
Laçi ka vetëm një mundësi, shkon në play-out vetëm nëse Skënderbeu humbet ose barazon me Bylis dhe Tirana barazon ose humbet me Dinamon. Më parë tri pikët kundër Vllaznisë nuk duhet t’i diskutojë. Çdo skenar tjetër i rrëzon nga kategoria.
Bilanci i ndeshjeve direkte:
Bylis – 39 pikë
Kundër Tiranës, 2 barazime dhe 2 humbje
Kundër Laçit, 1 fitore dhe 3 barazime
Kundër Skënderbeut, 1 barazim dhe 2 humbje
Skënderbeu – 38 pikë
Kundër Tiranës, 2 barazime dhe 2 humbje
Kundër Laçit, 2 fitore dhe 2 humbje
Kundër Bylisit, 2 fitore dhe 1 barazim
Tirana – 36 pikë
Kundër Bylisit, 2 fitore dhe 2 barazime
Kundër Skënderbeut, 2 fitore dhe 2 barazime
Kundër Laçit, 1 fitorem 2 barazime dhe 1 humbje
Laçi 36 pikë
Kundër Bylisit, 3 barazime dhe 1 humbje
Kundër Skënderbeut, 2 fitore dhe 2 humbje
Kundër Tiranës, 1 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje
Superliga, raundi 36-të:
E diel, 27 prill 2025 – 15:30
Dinamo – Tirana
Skënderbeu – Bylis
Teuta – Egnatia
Vllaznia – Laçi
Partizani – AF Elbasani