IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar se askush nuk do ta ndalojë vendin e tij në luftën që ka nisur në Rripin e Gazës si hakmarrje për sulmin vdekjeprurës të Hamasit, i cili ndodhi më 7 tetor. Afrika e Jugut ka akuzuar Izraelin për gjenocid në Rripin e Gazës. Debati i rastit filloi javën e kaluar, me të dyja palët, por sot erdhi dhe reagimi i Netanyahut.
“Askush nuk do të na ndalojë, as Haga, as Boshti i së Keqes, as askush tjetër”, tha Netanyahu në një intervistë në Tel Aviv, duke iu referuar veçanërisht kërkesës së Afrikës së Jugut drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare Penale.
Gjithsej 23,843 palestinezë, kryesisht civilë, janë vrarë tani në fushatën ushtarake të Izraelit kundër Hamasit në Gaza. Izraeli nisi sulmin pasi qindra persona të armatosur të Hamasit depërtuan në komunitetet jugore izraelite nga Gaza, duke vrarë rreth 1300 njerëz dhe duke marrë peng rreth 240 të tjerë.