Lufta po afrohet? Paralajmërimi i gjeneralit: Britania e Madhe duhet të nisë stërvitjen e qytetarëve

Britania duhet ta trajnojë një “ushtri qytetare” për të qenë e gatshme të luftojë në të ardhmen, ka thënë kreu i ushtrisë.

Gjenerali Patrick Sanders ka paralajmëruar se rritja e rezervistëve “nuk do të mjaftojë”.

Ai vuri theksin në kërcënimin e Rusisë dhe bëri thirrje që të bëhet më shumë për të pajisur forcat e armatosura të Britanisë, raporton BBC.

Patrick nuk foli për rekrutimin, ku kërkohet që burrat që arrijnë moshën e duhur për luftë të regjistrohen në ushtri, por i dha rëndësi thirrjes vullnetare nëse shpërthente lufta.

“Paraardhësit tanë nuk arritën t’i perceptojnë implikimet e të ashtuquajturës Kriza e korrikut më 1914 dhe u përplasën në luftërat më të kobshme. Ne nuk mund të lejojmë të bëjmë të njëjtin gabim sot. Ukraina ka vërtet rëndësi”, tha Patrick.
Nuk është hera e parë që ai paralajmëroi për rritje të kërcënimit për luftë. Ai tha se lufta e Rusisë në Ukrainë nuk është vetëm për territor, por që të shkatërrojë sistemin dhe mënyrën e jetesës së të gjithëve.

Lajme të tjera |  Tërmet i fortë me magnitudë 6.1 trondit Kretën, lëkundjet u ndjenë dhe në disa pjesë të Izraelit, Egjiptit dhe Qipros

Patrick ka përmendur hapat që po marrin Suedia dhe Finlanda për ta vënë veten në gatishmëri pas paralajmërimit për luftë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us