“Luftë” në Ankara / Sulmohet me armë dhe b*omba Qendra e Hapësirës Ajrore (PAMJET)

Të shtëna me armë dhe shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në objektin kryesor të Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore (TAI) në Ankara të Turqisë.

Mediat vendase po raportojnë për shkëmbim zjarri, megjithëse nuk është e qartë nëse është një sulm terrorist.

Shkaku i shpërthimit dhe të shtënat pasuese mbeten të paqarta, ndërsa disa media turke pretendojnë se ka ndodhur një sulm vetëvrasës. Shërbimet e urgjencës kanë mbërritur tashmë në vendngjarje.

Raportet e pakonfirmuara thanë se tre persona të armatosur u përpoqën të sulmonin ambientet dhe më pas shpërtheu një përleshje e armatosur.

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us