Lulzim Basha “blen” një parti dhe i ndryshon emrin, ja me cilën do regjistrohet në zgjedhje (Dokumenti)

Zbulohet partia e Lulzim Bashës, me të cilën po përgatitet të garojë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Bëhet fjalë për Partinë Konservatore, të cilës do t’i ndryshohet emri në “Koalicioni Euroatlantik”.

Kërkesa për ndryshimin e emrit është paraqitur në gjykatë nga Endri Hasa, një prej politikanëve besnikë të Bashës që prej ndarjes së madhe me Partinë Demokratike.

Siç është raportuar, Basha pritet të hyjë në zgjedhje në koalicion me disa parti të tjera opozitare, ndërsa deri tani ka marrë mbështetjen e Dashamir Shehit, e ky i fundit kërkon të afrojë edhe Enkelejd Alibeajn.

Lulzim Basha “blen” një parti dhe i ndryshon emrin, ja me
Lajme të tjera |  Basha uron partitë politike në Kosovë për zgjedhjet: Proces shembullor dhe festë demokracie që nderon sakrificat për liri

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us