Makinat luksoze të bosëve të krimit i kalojnë policisë, mes tyre edhe “Benzi” 100 mijë eurosh i Miss-it shqiptar (FOTO)

Makinat luksoze që u janë sekuestruar pjesëtarëve të grupeve kriminale në vend po përdoren nga Policia e Shtetit.

Mjetet mes tyre edhe makina super luksoze që e kalojnë vlerën 100 mijë euro, janë ekspozuar pranë Ministrisë së Brendshme dhe tashmë janë gati.

Mjetet e sekuestruara tani janë në pronësi të Policisë së Shtetit dhe kanë edhe logon e institucionit, gati për të dalë në shërbim nëpër rrugët e kryeqytetit.

Mes makinave luksoze është edhe makina tip “Mercedes-Benz, V8 biturbo”, e modeles dhe Miss-it Trejsi Sejdini, e cila mendohet se kap vlerën mbi 100 mijë euro.

Makina u sekuestrua në shtator të vitit 2019, ku sipas verifikimeve nuk ishte i regjistruar në emër të saj.

Lajme të tjera |  Berisha nuk pranon humbjen e zgjedhjeve: Në 16 maj ora 17:00 PROTESTË te 'Bulevardi Zogu i Parë'!

Makinat luksoze të bosëve të krimit i kalojnë policisë,

Ish-Miss “Univers Albania 2018” deklaroi se këtë automjet e kishte marrë dhuratë për ditëlindje, ndërsa shpesh postonte foto në rrjetet sociale.

Ky vendim erdhi pas ligjit të ri, sipas të cilit makinat luksoze që i janë sekuestruar anëtarëve të organizatave kriminale do të kalojnë në pronësi të Policisë së Shtetit dhe do të përdoren prej tyre.

Makina e Trejsit i është nënshtruar të gjitha procedurave të shitjes, por që askush nuk doli i gatshëm për ta blerë./TCH

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us