Marrëveshja për emigrantët/ Ministri italian sot në Shqipëri

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani viziton sot Shqipërinë. Fokusi i vizitës është çështja e marrëveshjes mes dy vendeve për emigrantët. Tajani gjatë qëndrimit të tij do të takohet me kryeministrin Edi Rama, si dhe pritet të zhvillojë dhe një vizitë në Shëngjin.

Vetë ministri italian lajmëroi se do të zhvillonte një vizitë në Shqipëri, ku deklaroi se do të shkojë në “vendet ku do të vendosen qendrat për emigrantët”, bazuar në marrëveshjen e nënshkruar mes dy vendeve.

Ndërkohë Gjykata Kushtetuese në 13 dhjetor mori në shqyrtim kërkesën e bërë nga 30 deputetë të grupit Bardhi-Berisha kundër marrëveshjes me Italinë për emigrantët afrikanë duke sjellë automatikisht pezullimin e saj deri në një vendim përfundimtar të dhënë nga gjykata. Sa i përket pezullimit nga gjykata, Tajani ka deklaruar se qeveria italiane nuk është e shqetësuar për pezullimin e ratifikimit dhe në çdo rast ekziston mirëkuptimi për “të mos ndërhyrë në vendimet e Gjykatës Kushtetuese Shqiptare”.

Lajme të tjera |  Drejtori i ri i Policisë së Shtetit firmos ndryshime në radhët e uniformave blu

Giorgia Meloni dhe Edi Rama nënshkruan një marrëveshje për emigrantët në 6 nëntor. Italia do të ndërtojë dy qendra në Shqipëri për të pritur emigrantët, që arrijnë në BE përmes detit. Marrëveshja do të zgjasë 5 vjet, por mund të shtohet edhe me 5 vite të tjera. Gjithashtu për të pritur emigrantët do të ndërtohet vetëm një qendër. Porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us