Masakroi me thikë italianen shtatzënë, dëshmitarët: Pas vrasjes piu birrë i qetë në lokal

Detaje të reja tronditëse janë zbuluar rreth vrasjes së italianes shtatzënë Vanessa Ballës, e cila u masakrua me thikë nga shqiptari Bujar Fandaj. Kolegët e 27-vjeçares dhe dëshmitarët kanë folur për mediat italiane, ku treguan me detaje se si ishte situata mes tyre para ngjarjes së rëndë e deri në orët në vijim pas vrasjes.

Kolegët e Vanessës rrëfyen se kohët e fundit ajo ndihej e frikësuar dhe Fandaj shkonte disa herë në supermarketin ku e reja shtatzënë punonte, ku justifikohej duke bërë blerje shumë të vogla dhe më pas largohej.

“Së fundmi na tha se ishte e frikësuar. Në tetor ajo na tha se kishte shkuar për të bërë një kallëzim përndjekjeje. Ai vinte shpesh këtu. Ndoshta e ka bërë me justifikimin se ka për të marrë vetëm një gjë, ka pasur ditë që e kemi parë deri në katër herë në mëngjes. Ajo padyshim ka reaguar e mërzitur dhe në periudhën e fundit kishte frikë”, thotë një kolege e Vanessa për Corriere della Sera.

Një tjetër kolege e 26-vjeçares, Tatiana, tha “Jemi thellësisht të tronditur dhe të pikëlluar. Ne i shprehim ngushëllimet tona familjes. Do të flasim me kompaninë sepse ne dua të bëj diçka për të kujtuar Vanessën”. Ajo konfirmoi se Bujarin e ka parë shpesh të kalonte në supermarket: “Ai ishte i qetë në shikim të parë por nuk fola kurrë me të”.

Gjithashtu Bujari njihej edhe në lokalin ngjitur me supermarketin. Pronari, i intervistuar nga Messaggero theksoi se autori ishte tifoz i zjarrtë i Interit.

“Ai është një tifoz i zjarrtë i Interit. Ai shpesh vjen këtu për një kafe dhe pi cigare. Nuk ka shkaktuar kurrë probleme. Ai dukej si një person i qetë. Edhe tre orë pasi theri me thikë Vanessa Ballan, burri hyri në një lokal në San Vito di Altivole, ku jeton. Porositi një birrë, të cilën e piu me qetësi, duke biseduar me ne dhe me një klient tatuazhesh. Ai ishte i qetë, foli për tatuazhin që kishte bërë së fundmi, lidhur me një grua me të cilën kishte pasur një lidhje, piu birrën e tij sikur të ishte asgjë, por para së gjithash kërkoi të shkonte në tualet”, thonë nëpunësi i sportelit dhe pronari.

Vrasja ndodhi në via Fornasette, në Spineda, një fshat i Riese Pio X. E reja u godit me thikë shtatë herë në hyrje të banesës së saj, nga Bujar Fandaj, teksa raportohet se ajo e kishte denoncuar më parë autorin për përndjekje. Alarmi u ngrit nga një fqinj, i cili njoftoi menjëherë policinë. Vanessa ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us