Mashtrimi përmes postës/ Si Alma Beqiri u mori klientëve 3 milionë euro

3 milionë euro mashtrim përmes postës, është akiza që ka çuar në gjyq shtetasen Alma Beqiri. 46-vjeçarja një agjente e shërbimit postar ADEX në Korçë akuzohet se shpërndante pako të ndryshme postare, për llogari të subjekteve të treta dhe shumat monetare që i arkëtonte nga klientët, nuk i ka derdhur në llogarinë e subjekteve tregtare shitëse.

Skema

Beqiri shumat monetare nuk i ka dorëzuar as tek kompania që kryente këtë shërbim. Shumën e konsiderueshme dyshohet se e ka investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme dhe të bizneseve tregtare, në emër të vet dhe të familjarëve të saj. 46-vjeçares i janë sekuestruar disa automjete luksoze, të cilat i kishte vënë në emër të të afërmve.

Denoncimin për rastin e ka bërë vetëm kompania e shërbimit postar privat. Sipas përfaqësueve të postës private, ata i kanë kërkuar disa herë punonjëses së tyre që të arkëtonte paratë që merrte nga klientët, por ajo nuk ka pranuar se përvetësonte para. 46-vjeçarja u shërbente kryesisht bizneseve të ndryshëm në juglindje të cilët merrnin porosi përmes kësaj poste.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë së Korçës:

Lajme të tjera |  Numërohen mbi 1500 kuti, PS thellon diferencën me PD, forcë e tretë PSD

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë dërgon në gjyq shtetasen A.B. për kryerjen e veprës penale të ‘Mashtrimit’ me pasoja të rënda, parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal. Nga hetimet rezultoi se si agjente rajonale e shoqërise postare “Adex”, me pronar viktimën F.Z., e pandehura ka kryer transaksione të shumfishta fiktive duke blerë mallra tek persona të tjerë dhe duke raportuar fiktivisht se këto mallra ishin paguar.  Në të njëjtën kohë, duke marrë pagesat e mallrave tek persona të tretë, e pandehura i ka raportuar si të paguara, por duke mos depozituar pagesat në llogarinë e shoqërisë Adex duke përfituar në këtë mënyrë nëpërmjet mashtrimit një vlerë rreth 3 milionë euro.

Me urdhër të Prokurorit, shtetasja A.B. është ndaluar dhe iu sekuestruan disa automjete luksoze të cilat janë produkt i veprës penale të mashtrimit, të cilat ajo i kishte vendosur në emër të të afërmve të saj.  Prokuroria Korçë ka po heton paralelisht për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal për të identifikuar pasuri të tjera me origjinë të paligjshme dhe për të identifikuar dhe vënë nën përgjegjësi penale personat e përfshirë.

E gjithë vlera e përvetësuar monetare është mbledhur në harkun kohor të 2 vite.Zeri/

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us