Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj foli për virozat e stinës. Brataj u shpreh se kulmi i virozave pritet të arrijë në fund të muajit janar, ndërsa shtoi Urgjenca merr rreth 1800-2000 thirrje brenda 24-orëve.
Ndër të tjera u ndal te vaksinimi kundër gripit ku tha se është i këshillueshëm për fëmijët, moshat e treta dhe atë persona që kanë imunitet të dobët.
“Ky është viti i dytë që po dominohet nga gripi. Jemi drejt kulmit të tij. Kështu ndodh edhe në vendet e tjera evropiane dhe perëndimore. Kulmi i virozave pritet të arrijë në fund të muajit janar.
Nuk ka një rritje nëse bëjmë një krahasim. Nëse krahasojmë këtë vit me vitin 2021, kemi një rënie te rasteve. Në këtë muaj rritja është në proporcion të drejtë me gripin, të ftohtin. Vaksinimi është i këshillueshëm për fëmijët, moshat e treta dhe ata me imunitete të dobët. Shifrat këtë vit janë më të këta edhe për shkak të vaksinave të covid-19. Sigurisht që qarkullon dhe covid-i, nuk është se ka ikur ndonjëherë. Gripi ka përqindjen e vetë dhe pasojat e rënda.”, tha ai.