Me 10 mln euro kokainë në Slloveni, arrestohet një shqiptar dhe një brazilian

Policia sllovene gjeti dhe sekuestroi 260 kilogramë kokainë në portin e Koperit disa ditë më parë, në një anije që transportonte sojë nga Amerika e Jugut. Një shtetas shqiptar dhe një brazilian janë arrestuar në Slloveni pasi janë kapur me kokainë.

Lënda narkotike është kapur në një anije në portin e Koperit që transportonte sojë nga Amerika e Jugut. Sipas mediave vendase dy të arrestuarit, mbërritën në port me jet ski përtej lumit Rizana. Pranë anijes së ngarkesave që sillte drogë nga Amerika e Jugut, rojet e bregdetit panë dy zhytës që përpiqeshin të nxirrnin pesë thasë të mëdhenj.

Policia konfirmoi sekuestrimin e kokainës dhe tha se dy të huajt janë në paraburgim. Sipas medias sllovene, kokaina në tregun e zi kap vlerën e rreth 10 milionë eurove.

Lajme të tjera |  “Ferri do shpërthejë” - Trump: Mbështesim Izraelin nëse rifillon operacionet në Gaza

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us