“Më kontrolluan dhomën e gjumit”/ Kryemadhi kërkon pavlefshmëri të provave: Celulari u sekuestrua në mënyrë të paligjshme

Debate janë regjistruar gjatë seancës në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), ku po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Mbrojtja e Kryemadhit paraqiti kundërshtimet ndaj provave të administruara nga SPAK, duke kërkuar që të shpallen të pavlefshme dhe të papërdorshme të dhënat e nxjerra nga telefoni i saj celular, ndërsa vetë ish-deputetja pretendon se pajisja i është sekuestuar gjatë hetimeve në mënyrë të paligjshme.

Sipas Kryemadhit, marrja e telefonit dhe e të dhënave të tij është bërë në mënyrë të paligjshme pasi në momentin e sekuestrimit ajo ushtronte detyrën e deputetes. Sipas saj, kjo e bën të papranueshme përdorimin e këtyre materialeve si prova në procesin gjyqësor.

“Celulari është sekuestruar në mënyrë të paligjshme. Në atë periudhë kam qenë deputete dhe marrja e një prove në mënyrë të paligjshme e bën atë të papërdorshme”, mësohet të ketë deklaruar Kryemadhi përpara gjykatës.

Në vijim, Kryemadhi insistoi se SPAK nuk mund të ushtronte kontrolle në banesën ku ajo jetonte me të emën, pasi ishte deputete. Ajo deklaroi e pavarësishte se i vuri në dijeni agjentët e BKH se celulari i sekuestruar ishte i saji, ata gjithsesi e sekuestruan.

“Organi i akuzës nuk duhej të vinte për kontroll në banesën time, pasi unë isha deputete. Organi i akuzës e dinte që ne jetonim në një banesë. Organi i akuzës e dinte që, kur është bërë kontrolli, është kontrolluar dhoma ime e gjumit, pavarësisht se ishte në emër të Fatime Kryemadhit”, tha ajo.

Ndëkrohë, mbrojtja e Kryemadhit pretendoi se çështja ndaj ish-deputetes nuk ka bazë penale dhe se hetimi është i motivuar politikisht. Avokati i Monika Kryemadhit, Redi Llanaj, deklaroi gjatë seancës se vetë SPAK ka pranuar se blerja e vilës nuk lidhet me korrupsionin. Mirëpo kjo deklaratë e tij solli ndërhyrjen e gjyqtarit Erion Bani, i cili i kërkoi avokatit të shmangte terma që mund të cenonin institucionin e drejtësisë. Ndërkohë që Llanaj sqaroi se fjala “vegël” nuk ishte fyese, por nënkuptonte “instrument”.

Lajme të tjera |  Përfundon seanca në GJKKO/ Shtyhet gjyqi Meta-Kryemadhi, gjykata cakton datën e radhës

Në vijim, mbrojtja kërkoi kryerjen e një akt-ekspertimi të ri kontabël për të ardhurat ndër vite të çiftit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, duke kundërshtuar ekspertizën e përdorur nga SPAK. Sipas avokatit, ekspertiza aktuale është e njëanshme dhe duhet të konsiderohet e pavlefshme.

Mbrojtja kërkoi gjithashtu marrjen në pyetje të Adrian Shatkut përmes letërporosisë, duke pretenduar se dëshmia e tij mund të sqarojë rolin e Kryemadhit në një marrëveshje mes kompanisë së tij UNIFI dhe Vodafone Albania. Mbrojtja pretendon se këto dëshmi janë të nevojshme për të sqaruar rrethanat e çështjes dhe për të kundërshtuar pretendimet e ngritura nga SPAK.

Pjesë nga debatet në gjykatë:

Redi Llanaj, avokat i Kryemadhit: 3 herë SPAK tha se nuk ka korrupsion me biznesmenin për çështjen e banesës, por sqaroi se ka marrëdhënie korruptive. Marrëdhënia miqësore konsiderohet nga organi procedues marrëdhënie korruptive. Sqarojmë se të pandehurit e kanë pranuar edhe vetë që kanë miqësi, marrëdhënie njohjeje të hershme miqësore. Janë lënë disa detyra nga gjyqtari i seancës paraprake për moskoherencën e hetimit. Mendoj se nuk janë gabime, por paragjykime. Ligjërisht, kërkesa është shkruar nga 3 prokurorë; de facto është vetëm një prokuror, Altin Dumani. Drejtues ishte edhe Arben Kraja, por Arben Kraja është Arben Kraja, nuk u përdor si vegël.

Ndërhyn gjykata për prishje të solemnitetit dhe shkelje etike.

Llanaj“Vegël” s’është gjuhë fyese, është instrument, nënkupton një instrument. Është e qartë, këtu ka një çështje politike, ndaj mbrojtësi përdori fjalën “vegël”. Kemi qenë, që nga fillimi i procedimit, të gatshëm. Kemi kontestim për aktet dhe pajisjet elektronike të gjetura në banesën e Kryemadhit. Është ushtruar kontroll dhe janë gjetur 6 telefona, ndërsa për 1 telefon është thënë se është i Kryemadhit.

U mor ky telefon, u ekstraktuan të dhënat dhe u nxorën ato materiale që janë pjesë e procedimit, duke i nxjerrë nga konteksti të dhënat. Kërkojmë papërdorshmërinë absolute të të gjitha të dhënave të ekstraktuara nga telefoni i Kryemadhit. Të bëhet një ekspertim dhe të bëhet krahasim me materialet që janë nxjerrë nga konteksti.

Kryemadhi: Doja të filloja me një kërkesë paraprake për pavlefshmërinë dhe papërdorshmërinë e të dhënave të telefonit. Kam bërë kërkesë, por ma kanë rrëzuar kërkesën për kthimin e sendeve dhe të telefonit. Gjyqtari e ka rrëzuar kërkesën me argumentin se telefoni nuk është i imi. Kështu e ka rrëzuar edhe Apeli.

Dhe prokuroria pretendonte se nuk është i imi, sepse është gjetur në banesën e Fatime Kryemadhit. Në momentin kur telefoni u ekspertua, në vitin 2023, unë isha deputete dhe organi i akuzës nuk mund të vinte për të bërë kontroll.

Organi i akuzës e dinte shumë mirë që jetonim në një shtëpi. E di shumë mirë që kontrolloi dhomën time të gjumit, edhe pse në hipotekë ishte e Fatimes. Në këto vendime thuhet se telefoni nuk është i imi, ndërsa 190 faqe të akuzës bazohen në këto mesazhe. Nëse është i Fatime Kryemadhit, të vijë ajo të sqarojë mesazhet me Vali Bizhgen, Albana Shtyllën, Engjëll Agaçin etj.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us