“Më tregoi kur flisnim për Romeon”, Egla tregon sekretin që Heidi ia pati besuar si shoqe

Pak para spektaklit të mbrëmjes së sotme, në shtëpinë e “Big Brother Vip” kanë nisur diskutimet.

Teksa Egla ka qëndruar me Julin në oborr kanë biseduar lidhur me Heidin dhe lojën e saj.

Egla u shpreh se Heidi i ka treguar disa gjëra në lidhje me të dhe Romeon në fillim të lidhjes së tyre, gjëra të cilat Egla tha se nuk do ia përdorte kurrë për ta sulmuar.

Por në fakt, Egla gjatë bisedës, gjithsesi e përdori rrëfimin intim të Heidit, ndërsa kjo i fundit i pati rrëfyer se Romeo nuk e kuptonte.

“E ka thënë diçka që s’ia kam përdorur dhe s’kam për t’ia përdor kurrë, më tregoi kur flisnim për Romeon në momentet e para. ‘Ndjej pasiguri te ju’ i thoja, ‘po nuk më kupton asnjëherë’ më tha, më ka thënë gjëra që një njeri e bën të mendojë dy herë para se të lidhet me dikë”, tha Egla.

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 22 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us