Qeveria ”Rama 3” shtyn qëndrimin në Shqipëri të afganëve dhe ukrainasve të strehuar në vendin tonë pas luftës së nisur në vendet e tyre. Ukrainasve u shtyhet afati i qëndrimit deri më 17 mars të vitit 2024.
Me propozim të ministrit të Brendshëm Taulant Balla, dhe të ministrit të Jashtëm Igli Hasani, u shty edhe afati i qëndrimit në Shqipëri të afganëve, deri më 24 shkurt 2024.
Afganët u strehuan përkohësisht në Shqipëri, në pritje të dritës së gjelbër për t’u zhvendosur në SHBA.