Meriton Mjekiqi ka pranuar për herë të parë publikisht se është ndarë nga Ilnsisa Agolli. Ish-çifti u njohën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 3”, lidhja e tyre zgjati pak kohë pasi dolën nga shtëpia, por më pas ata u ndanë. Deri më tani, ata nuk e kishin pranuar publikisht ndarjen e tyre dhe nuk kanë dhënë asnjë informacion rreth shkaqeve që i çuan ata të merrnin këtë vendim.
Meritoni gjatë një intervsite për “Prive” pranoi se janë ndarë dhe e vlerësoi Ilnisën, duke thënë se është një person i mrekullueshëm.
“Unë kam qenë brenda asaj shtëpie, kam vepruar në mënyrën që unë jam ndjerë. Ka qenë shumë e bukur dhe realisht nuk do ndërroja as pikë dhe as presje. Si është pritur nga publiku është e tyre.
Ca të tjerë e kanë mirëpritur shumë mirë, ca të tjerë jo. Gjithçka ka qenë reale, kështu ka shku, kështu ka rrjedhë e kështu ka qenë. Aludimet janë 100% të vërteta, arsyet e ndarjes janë private, i uroj më të mirat Ilnisës, suksese, shëndet. Është grua e mrekullueshme, nënë e jashtëzakonshme, profesioniste në punën e saj. Hapi për me u nda, pak ka rëndësi. Nuk ka shumë rëndësi, sa ka rëndësi që të jetë mirë dhe në jetën në vazhdim. Janë gjëra shumë private”, tha Meritoni.
Ndërsa përsa i përket marrëdhënieve me Romeo Veshajn, të cilët dikur ishin miq, ai tha se nuk janë takuar më. Meritoni tha se ata nuk kanë komunikuar së fundmi, duke konfirmuar se janë distancuar dhe miqësia e tyre ka mbetur në të kaluarën.
“Me Romeon nuk kam komunikuar, për arsye të cilat nuk i di dhe ndoshta ai jetën e tij dhe unë jetën time dhe nuk jemi parë në asnjë vend”, shtoi ai.