Meta i përgjigjet ashpër Kryemadhit për nepotizmin: Nuk mund të ketë më biznes familjar (Godet me grusht edhe foltoren)

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta i është përgjigjur me tone të ashpra deklaratës së fortë Monika Kryemadhit në lidhje me nepotizmin në parti.

Fillimisht, Meta i “shpjegoi” Kryemadhit se çfarë do të thotë nepotizëm. Sipas Metës, partitë politike nuk mund të jenë biznes familjar.
“Shikoj një moskuptim të qartë se çfarë është nepotizmi. Kjo më habit për njerëz që kanë përvojë politike. Partitë politike nuk mund të jenë biznes familjar. Që do të thotë që nuk duhen bërë partitë si instrumenta biznesi për familje të caktuara përfshirë këtu familjen e Metës dhe familje të tjera që e kemi këtë problem nepotizmi. Ka 100 anëtarë LRI, nuk mban mend kur i kanë vendosur emrat, thirri sot nuk gjen dot 20 veta. Ka më shumë këshilltarë bashkiakë LRI, i ka zgjedhur Ilir Meta. Kjo është pasojë e nepotizmit. Monika është një pro amerikane e paepur dhe e përshëndes, por dhe ne kemi pasur dhe kemi një bashkëpunimin me institutin amerikan dhe kemi një model shumë të qartë. Nepotizmi është ai që nuk na i bëri të mundur një shoqen tonë, që e bëmë ministre, që të ishte prezente në mbledhjen e kaluar të Komitetit Drejtues. Ajo ka qenë e rregullt dhe unë nuk ia kërkova të vinte. Për herë të parë Ilir Meta që e bëri ministre e mori në telefon, kam një lutje dua të jesh nesër prezente. Nuk dua angazhim nga ju, se kishte një tentativë për të sabotuar kuorumin. Nepotizmi e bëri atë që bëri atë kur të më dalë përpara të më skuqet. Si i thanë, s’të bëri Ilir Meta, të bëra unë, prandaj nuk erdhi. A mundet një njeri që nuk i kishte shkuar mendja të bëhej ministre të mos vinte. Nepotizmi ka përzërë gjysmën e atyre që votuan në 2017-tën. Ai nuk ishte vendim ishte krim, djegia e mandateve”, tha Meta.

Lajme të tjera |  E mori si sfidë personale: Si kolonel Edmond Koseni arrestoi të fortin Tan Kateshi dhe pse e turpëroi në mes të Elbasanit

“Tre katër nënkryetar nga një familje. Bëni statistika sa herë kanë folur, të paktën këtë muaj. Nepotizmi është përgjegjës dhe për imazhin që shqetësohet zonja në fjalë të Ilir Metës, se janë shokuar të gjithë me ato pamje. Nepotizmi është përgjegjës për imazhin e Ilir Metës. Më 27 prill ekzekutojmë nepotizmin jo njerëzit. Ne ekzekutojmë fenomenin. Nuk mund të ketë më biznes familjar”, tha më tej Meta duke goditur me grusht edhe foltoren nga ku po fliste.

“Mendimi ndryshe deri më 27 prill të na japë një mendim më të qartë. Besoj se ju mund të gjeni një financier më të mirë se profesor Milo dhe ekspertë më të mirë se këta më të mirët që kemi ne këtu. Përpara statutit janë të gjithë të barabartë. Nuk mund të ketë dy njerëz në kryesi nga një familje. Kjo nuk duhet të thotë se duhet të ikë Monika, mund të ikë Ilir Meta. Ky rast është dhe për rastet e tjera që kemi shumë që s’dua ti përmend këtu. I kemi më shumë tek rinia që i kemi futur një frymë shumë të keqe. Askush të mos i qajë hallin Partisë së Lirisë, askush të mos shpresojë se Partia e Lirisë provokohet kaq lehtë. Rethimi i vogël i Ilir Metës ka mbaruar. Më 27 prill fillon rrethimi i madh i rilindjes”, theksoi Meta.

Lajme të tjera |  Rama: TikTok u mbyll! Shqiptarët gjejnë "zgjidhje" me VPN, Berisha: E kam dhe unë! (REAGIMET)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us