Miliona në llogari bankare, por e braktisi Arabinë! Henderson pritet me madhështi tek Ajax

Lojtari i Anglisë, Jordan Henderson është futbollisti më i ri i gjigandëve të Holandës, Ajax. 33-vjeçari e provoi aventurën e Arabisë Saudite, teksa për 6 muaj luajti për Al Ettifaq, por e braktisi edhe këtë aventurë.

Pavarësisht se Henderson merrte miliona në muaj, ai nuk e përballoi dot klimën në Arabi Saudite. Gjithashtu, lojtari anglez nuk u përshtat me stilin e jetës saudite. Pasi ka firmosur me Ajax, anglezi ka shënuar rekord për sa i përket fanelave të shitura në Holandë.

Ai ka lënë pas për shitje të fanelave në vetëm 24 orë edhe Dusan Tadiç dhe Daley Blind. Ish-kapiteni i Liverpool ka firmosur me 4 herë kampionët e Ligës së Kampioneve deri në verën e vitit 2026. Ai do të mbajë në fanelë numrin 6. Me Anglinë, Henderson ka luajtur 81 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola.

Ajax nuk e nisi aspak mirë këtë sezon, ndërsa së fundmi ka bërë shumë rikuperim. Pavarësisht rikuperimit të madh, Ajax është në vend të 5 në renditje, plot 23 pikë pas kryesuesve të PSV-së.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us