Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji u shpreh sot për gazetarët pas seancës plenare ku u miratua buxheti dhe paketa fiskale 2024 se ky votim ishte veprim tinzar i mazhorancës.
Sipas tij, mazhoranca dogji Kushtetutën e vendit.
“E ka djegur Kushtetutën e Shqipërisë dhe po veprojnë si juntë. Forca fizike e krimit në zgjedhje bëjnë të mundur mbajtjen e kësaj ngrehine. E patë sot se si në mënyrë tinëzare dhe me vrap e votoi buxhetin, duke goditur shtresën e mesme dhe qytetarët e thjeshtë. Për herë të parë do të taksohen me 23 % profesionet e lira, ju gazetarët dhe stomatologët, etj.”, tha ai. Kishte amendamente nga deputetë të PD dhe u hodhën poshtë. E keni parë që partnerët ndërkombëtarë, kërkojnë që Shqipëria dhe parlamenti të ketë një rol balancues dhe kontrollues”, tha Salianji.
“Ne nuk po bëjmë betejë përveçse për mijëra njerëz që kanë miratuar këtë Kushtetutë. Nuk po lëmë që vendi të shkojë në një regjim të plotë”, tha Salianji.