Miratohet statusi i ri i Akademisë së Shkencave, drejtuesit e institucioneve ‘kalojnë’ nga Kryesia

Akademia e Shkencave ka miratuar statusin e ri në datën 9 Janar, për të cilin ka pasur debate të brendshme, ku është kundërshtuar nga 3 prej anëtarëve, Aurela Anastasi, Beqir Meta dhe Artan Fuga. Statusi i ri është propozuar nga Kryesia, dhe kapituj të tërë kanë të bëjnë dhe me integrimin e Institituteve Albanologjuike në Akademinë e Shkencave, pas mbylljes së iu bë Akademisë Albanologjike. Në mbledhjen ku u miratua dhe statusi i ri, kanë qenë të pranishëm 51 anëtarë, nga të cilër 47 votuan pro, 3 kundra dhe 1 abstenim.

Sipas statutit që është miratuar të gjithë drejtuesit e institucioneve do të duhet që të kalojnë nga Kryesia.

“Zgjedhjet e drejtuesve të instituteve dhe të qendrave kërkimore- shkencore sipas këtij statuti bëhen në fund të vitit 2024. Këshillat shkencorë të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja dhe drejtorët caktohen nga Kryesia e AShSh-së. Anëtarët e zgjedhur të këshillave shkencorë të deritanishëm vazhdojnë të jenë anëtarë të këshillave shkencorë përkatës.

Drejtuesi i institutit / qendrës duhet të ketë të paktën kategorinë Mjeshtër kërkimesh. Ai zgjidhet / emërohet për një mandat 4-vjeçar, me të drejtë rizgjedhje ose riemërimi vetëm një herë. Drejtuesi i institutit është përfaqësuesi ligjor i tij dhe drejton këshillin shkencor”, thuhet mes të tjerave në statusin e ri.

Lajme të tjera |  Drafti/ Rinovim banesash me eficencë energjie, kush rindërton përmbush kriterin

Po ashtu, zgjedhja e drejtorëve të instituteve bëhet me votim të drejtpërdrejtë e të fshehtë nga trupa zgjedhore e përbërë nga punonjësit kërkimorë- shkencorë e anëtarët e komisionit të përhershëm përkatës. Kandidati i zgjedhur emërohet nga Kryesia e ASHSH. Për qendrat, si rregull, drejtuesi zgjidhet nga Kryesia e ASHSH,me propozim të bordit shkencor të qendrës. Për rastin kur qendrat që kanë këshill shkencor të përbashkët me një institut/qendër tjetër, zgjedhja bëhet si për drejtuesit e instituteve.

Këto pika janë kundërshtuar nga Beqir Meta dhe Aurela Anastasi, të cilët kanë thënë se zgjedhja nga kryesia e drejtuesve të institucuoneve përvën cënim të autonimisë, dhe lirisë akademike.

“Zgjedhja nga Kryesia e ASH përbën ndërhyrje, kontroll jo të nevojshëm dhe cenim të hapur të autonomisë së instituteve si dhe krijon premisa për cenim të lirisë akademike. Për zgjedhjen e Këshillave shkencore mendoj të ruhet praktika e deritanishme e zgjedhjes së tyre me votën e studiuesve të instituteve pasi është përvoja më e mirë, më e përparuar dhe më demokratike dhe ne nuk kemi arsye për t’u kthyer pas në këtë drejtim”,shprehej Beqir Meta

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us