“Mirënjohja më ka mbajtur peng të Berishës”, Lulzim Basha tregon pse zgjodhi të ndahet prej tij

Mirënjohja është e vetmja që e ka mbajtur peng Lulzim Bashën ndaj Sali Berishës. Në konferencën me gazetarët kreu i PD-së zyrtare tha se zgjedhja e Berishës ka qenë e gabuar për familjen e tij dhe demokratët.

Ndërsa shigjetoi mbështetësit e kreut të rithemelimit, të cilët sipas Bashës, janë rreshtuar krah Berishës për interesin personal dhe jo për të.

“Berisha ka zgjedhur rrugën e tij dhe ka patur arsyet e tij të bëjë këtë zgjedhje. Zgjedhja ka qenë e gabuar për të familjen e tij dhe demokratët. Por fajin më të madh nuk ia vë atij, natyrisht ka përgjegjësi, por fajin më të madh e kanë ata që bënë sikur u digjte barku për të.

Lajme të tjera |  Fundjava me mot të paqëndrueshëm, si do ndryshojnë temperaturat

Janë njerëzit që e kanë anatemuar dhe s’kanë lënë gjë gjë pa i thënë. Kanë shkuar atje jo për Berishën, por për veten e tyre ishin të 8 dhe donin të ishin të tretët, kanë shkuar për egoizëm dhe pasojat i paguajnë sot demokratët. Ka marrë kosto personale”, tha ai.

Basha theksoi në që nga 2013 është kujdesur për të ruajtur imazhin dhe trashëgiminë politike Berishës, por zgjodhi të “shpëtojë shtëpinë e demokratëve”.

Sa kam punuar me Berishën unë, s’kanë punuar këta. Sa jam kujdesur unë 10 vite nga 2013 për të ruajtur imazhin e trashëgiminë politike Berishës në 8 vite kur këta e përqeshnin, por duhet të zgjidhja mes mirënjohjes, që e ka qenë e vetmja që kam qenë peng, dhe nevojës për të ecur përpara dhe nevojës për shpëtuar shtëpinë e demokratëve. Dhe kemi paguar një çmim të jashtëzakonshëm”, tha Basha.

Lajme të tjera |  Peripecitë e Skënder Bratajt për t’u bërë mjek: Më përjashtuan se isha nga fshati. Kapa shefin e arsimit për fyti...!

Sipas tij po të mendonte për vete, “sot nuk do të kishte PD zyrtare properëndimore, por do të ishte e tretur si Rithemelimi”.

“Po të mendoja për veten time sot nuk do të kishte Parti Demokratike zyrtare properëndimore, por do të ishte e gjitha e tretur e pashpresë, sikurse rithemelimi. Kujtdo që bën llogaritje personale i kujtoj fatin e këtyre dhe janë shndërruar në sindromën e bixhozçiut dhe nuk ofron asnjë zgjidhje”, u shpreh kreu i PD.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us