Mjafton vetëm një gol, Mançester Siti mposht Çelsin dhe kalon në finale të Kupës FA

Mançester Siti është finalisti i parë i Kupës FA në Angli, duke mposhtur 1-0 Çelsin në gjysmëfinale. Qytetarët, edhe pse të goditur nga eliminimi në Champions, gjetën forca dhe tashmë kanë mundësinë të fitojnë trofeun.

Një humbje e hidhur për skuadrën e Poçetinos, duke parë rastet e shumta të shpërdoruara nga sulmuesi i londinezëve Xhekson. Rasti më i pastër i pjesës së parë ka ardhur në minutën e 29-të dhe është krijuar nga skuadra londineze. Enzo Fernandez ka dhënë një pasim përpara për Xhekson, me këtë të fundit që ka kapur në befasi mbrojtjen e qytetarëve dhe është shfaqur i vetëm përballë portierit Ortega, por nuk ka arritur të shënojë.

Skuadra e Pep Guardiolas do të përballet në finalen e Kupës së Anglisë me fituesin e Koventri-Mancester Junajtid, ndeshje që do të luhet nesër në orën 16:30 po në “Wembley”.

Lajme të tjera |  ZRYTARE/ Shkarkuan Andrea Agostinellin, klubi i Flamurtarit prezanton trajnerin e ri

MANÇESTER SITI 1-0 ÇELSI

Bernardo Silva 84′

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us