Monika Kryemadhi paraqitet me bastun në GJKKO

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në GJKKO. Ndryshe nga herët e tjera ajo që vihet re, është se Kryemadhi mbështetej në një bastun.

E pyetur nga gazetarët mbi arsyen se përse ka bastun me vete, Kryemadhi u përgjigj: Po jeta kështu është!

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me deputeten e Partisë së Lirisë, por Kryemadhi ka sqaruar se nuk është rrëzuar. Në Apelin e GJKKO do shqyrtohet ankimi i Kryemadhit për sekuestron e vilës së saj dhe të nënës. Ndaj deputetes së PL-së, është caktuar masa e detyrimit të paraqitjes.

Gati një muaj më parë, Policia e Shtetit arrestoi ish-presidentin e vendit Ilir Metën, pasi ai akuzohet nga SPAK për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK, në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa edhe pse me të njëjtat akuza me Metën, është lënë në “detyrim paraqitje” për shkak të gjendjes së saj shëndetësore. Mbi Kryemadhin rëndojnë të njëjtat akuza si të Metës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us