Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Deri në orët e mesditës reshjet e shiut do të mbeten prezentë në pjesën më të madhe të vendit por me intensitet të ulët të karakterit lokal.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 15m/sek, dallgëzimi në dete i forcës 2-3ballë.
Temperaturat parashikohen: në zonat malore 0 deri 11°C, në zonat e ulëta 6 deri 16°C dhe në zonat bregdetare 8 deri 16°C