Moti i keq / Fshatrat e Shkodrës pa energji, përmbyten rrugët në Lushnje dhe Elbasan

Dëmtimi i linjës së furnizimit ka lënë pa energji elektrike të gjithë fshatrat e Shkodrës.

Mësohet se linja është dëmtuar si pasojë e erës së fortë, ndërsa OSHEE thotë se po punon për riparimin e saj. Pa energji janë zonat nga njësia administrative Shalë deri në Anën e Malit.

Probleme nga moti i keq janë shkaktuar edhe në Lushnje dhe Elbasan. Disa rrugë dhe sheshe në dy qytetet janë përmbytur nga reshjet e shumta të shiut.

Në Lushnje problematike mbetet zona e bulevardit kryesor dhe pranë spitalit, që aktualisht është thuajse e pakalueshme.

Më herët, edhe bulevardi kryesor i Laçit u përmbyt nga reshjet si dhe vështirësi në kalim u raportua në autostradën e re të Thumanës.

Lajme të tjera |  Rama tjetër mesazh kundër protestës nga hoteli luksoz Porto Montenegro: Njëherë na iku topi për shalësh, tani s’bëhet llaf më!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us