NATIONS LEAGUE/Spikat dueli Itali – Belgjikë, në fushë zbresin edhe Franca dhe Anglia (SFIDAT)

Ditën e sotme rikthehen emocionet e Nations League. 10 takime mjaft interesante do të luhen në dy orare të ndryshme. 2 takime do të luhen në orën 18:00, ndërsa në orën 20:45 do të luhen përballjet e tjera.

Gjithçka do të ngre siparin e ditës së sotme me duelin Lituani – Maqedonia e Veriut dhe Moldavi – Andora. Ndërkohë në orën 20:45 spikat përballja Itali-Belgjikë, takim që do të luhet në “Stadio Olimpico” në Romë.

Por jo vetëm kaq, pasi në fushë do të zbresi edhe Franca, me “Gjelat” që do të luajnë në transfertë ndaj Izraelit. Gjithashtu Anglia pret Greqinë, ndërsa duelet e tjera janë Austri-Kazakistan, Finalnd-Irlandë, Norvegji-Slloveni, Ishujt Farore –Armeni dhe Gjilbraltar – San Marino.

NATIONS LEAGUE/Spikat dueli Itali – Belgjikë, në fushë

Lajme të tjera |  Egnatias i "buzëqesh fati" në raundin e parë të Champions League, kampionët e Superiores do të përballen me... islandezët

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us