Ndërmjetës i investimit në Sazan/ Grenell: Nuk e dimë kur do ta nisim projektin, presim miratimin

 Ish-ambasador i SHBA në Gjermani dhe ish-i dërguari i posaçëm për Ballkanin dhe dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka folur rreth projketit të dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner i cili do të investojë 1 milard dollarë për Ishullin e Sazanit në vila dhe resorte lusoze. I ftuar në ‘Çim Peka LIVE’, Richard Grenell ka treguar se pse u zgjodh bregdeti i Shqipërisë për investimin prej 1 miliardë dollarësh. Grenell është shprehur se akoma nuk kanë marrë një miratim për projektin por janë në gatishmëri për të filluar. Madje ai u shpreh se do të ketë mijëra të punësuar sapo të përfundojë projekti.

Grenell gjithashtu ka treguar se për të arritur në përfundimin që Shqipëria do të ishte një nga vendet ku do të kryhej investim, sollën ekspertë amerikanë dhe perëndimorë për të parë zonën, terrene të ndryshme dhe për të përgatitur planin e veprimit.

Richard Grenell: E zgjodhëm se Shqipëria ndryshe nga Greqia. Më pëlqen sa i paprekur dhe i virgjër është bregdeti shqiptar. Do të ketë mijëra të punësuar sapo të përfundojë projekti. Sapo të marrim miratimin që do të jetë në përputhje me qeverinë shqiptare. Ende nuk kemi një afat kur do ta marrim miratimin, ndonëse jemi gati për ta nisur projektin. Bëmë kërkimet tona dhe arritëm në përfudnimin se cila zonë do të ishte më e mira për të investuar. Amerikanët kanë investuar prej kohësh në Greqi. Janë të shumë amerikanët që kanë investuar aty. Por ka ardhur kohë të gjejmë zona të reja. Njerëzit gjithnjë duan të dinë se çfarë të rejash ka, çfarë ka më mirë. Ne eksploruam të gjithë rajonin dhe investimin e njoftuam edhe në Serbi. Do të zhvillojmë plot projekte të reja, ky është vetëm fillimi. Ku duhet investuar në Shqipëri? Morëm kohë, bëmë kërkim, folëm me shumë persona dhe vendosëm për zonën më të mirë. Ne duam të ndërtojmë diçka moderne, për të cilën shqiptarët të ndihen krenarë. Mendojmë se do të jetë një xhevahir për të gjithë botë, jo vetëm për rajonin. Përgjigjja është se kemi folur me shumë njerëz, me shumë ekspertë, disa i sollëm në vend përpara se të vendosnim ç’të bënim. Sollëm ekspertë amerikanë dhe perëndimorë për të parë zonën, terrene të ndryshme dhe për të përgatitur planin e veprimit. Ky projekt i bashkon të gjithë në Shqipëri dhe rajon. Meqenëse ende nuk është firmosur asgjë dhe projekti vazhdon të hidhet në letër, ne duam të marrim sa më shumë komente nga njerëzit: çfarë u pëlqen dhe çfarë jo. Kjo nuk ka përfunduar dhe as nuk është nënshkruar, prandaj duam të sigurohemi që të kemi një mbështetje sa më të gjerë të popullit shqiptar.

Kujtojmë se në shkrimin nga Bloomberg. news thuhej se ndërmjetësuesi për këtë projekt ka qenë Richard Grenell, ish-ambasador i SHBA në Gjermani dhe ish-i dërguari i posaçëm për Ballkanin dhe dialogun Kosovë-Serbi. Verën e kaluar, Grenell shoqëroi Jared Kushner dhe gruan e tij, Ivanka Trump gjatë pushimeve disaditore në jug të Shqipërisë. 

Lajme të tjera |  Reshje shiu dhe shtrëngata, parashikimi i motit për fundjavën! (Temperaturat minimale deri në -3 gradë Celsius)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us