Associated Press
Kur Vladimir Putini erdhi në pushtet në vitin 2000, bota e jashtme rusët e njohur si “oligarkë” i pa si burra që pasurinë e grumbulluan në mënyrë të pamëshirshme, duke i bërë ata udhëheqës në hije. Një “qeveri e të paktëve”, në etimologjinë e fjalës.
Termi ka vazhduar edhe gjatë udhëheqjes së Putinit, duke u zgjeruar në përdorim popullor për t’iu referuar pothuajse secilit rus me një pasuri të konsiderueshme.
Megjithatë, është e dyshimtë se sa fuqi politike zotëron tani ndonjë prej pasanikëve të mëdhenj të Rusisë.
Disa orë pasi Putini dërgoi trupat në Ukrainë në shkurt 2022, një takim që mbajti ai në Kremlin me industrialistët dhe sipërmarrësit kryesorë tregoi se si kishin ndryshuar dinamikat: Putini thjesht u tha atyre se nuk kishte opsion tjetër pos pushtimit.
Pavarësisht pasojave të ashpra për pasurinë e tyre që mund të vinin nga lufta, ata duhet t’i pranonin: pushteti ishte i tij, jo i tyre.
Oligarkët e vërtetë
Pas shpërbërjes së Bashkimit Evropian, biznesmenët që tashmë kishin filluar operacionet e ndërtimit ndërsa kontrollet e qeverisë u liruan nën politikat e reformës së Mikhail Gorbachevit, përfituan nga privatizimi i industrive shtetërore për të krijuar shpejt prona të mëdha.
Matematikani Boris Berezovsku u bë tregtari më i madh për prodhuesit më të madh të automjeteve në Rusi dhe menaxhoi të blinte veturat në humbje për prodhuesin. Ai mori menaxhimin e kompanisë së naftës “Sibneft”, linjën ajrore kombëtare “Aeroflot” dhe mori kontrollin e kanalit televiziv më të madh të Rusisë.
Figura tjera kyçe përfshinin magnatin e medias, Vladimir Gusinsky, kanali televiziv i të cilit e bëri atë me shumë ndikim, dhe magnatët e naftës Mikhail Khodorkovsky dhe Roman Abramovich.
Marrëveshja e re e Putinit
Me marrjen e detyrës, Putini ishte i vetëdijshëm për pakënaqësinë e përhapur që rusët e zakonshëm ndjenin për të pasurit e mëdhenj të cilët lulëzuan ndërsa miliona mezi kalonin nëpër ndryshimet ekonomike. Në verën e vitit 2000, Putini takoi në Kremlin dhjetëra burra që njiheshin si oligarkë të mëdhenj. Takimi ishte i mbyllur, por raportimet më thonë thanë se ai bëri një marrëveshje shumë të qartë: Qëndroni jashtë politikës dhe pasuria e juaj nuk do të preket.
“Garancia… ishte se pasuritë e grumbulluara para presidencës së tij mund të mbaheshin nga pronarët e tyre, dhe kjo nuk ka ndryshuar kurrë”, ka thënë analistja Alexandra Prokopenko nga organizata “Carnegie Endoëment for International Peace”. “Besnikëria është ajo çfarë Putini çmon mbi gjithçka”.
Deri atëherë Berezovsky kishte filluar ta kritikonte Putinin. Brenda muajsh, ai la Rusinë për Mbretërinë e Bashkuar dhe në vitin 2003 iu aprovua azili. Dhjetë vjet më vonë, ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij; një ekzaminim i diskutueshëm pas vdekjes tha se ai e kishte varur veten.
Gusinsky, mediat në pronësi të të cilit kritikonin Putinin e madje satirizonin me të, u dërgua në burg mes një hetimi për fonde të shpërdorura; brenda javësh, ai u pajtua t’ia shiste aksionet e tij kompanisë shtetërore që e ka monopolin e gazit natyror në Rusi, dhe u largua nga vendi.
Khodorkovsky, i konsideruar si njeriu më i pasur në Rusi në atë kohë, zgjati më shumë, duke formuar grupin reformator “Open Society” dhe duke treguar ambicie politike. Por, ai u arrestua në vitin 2003 kur forcat speciale hynë në aeroplanin e tij privat, dhe kaloi një dekadë në burg për evazion fiskal dhe përvetësim, para se Putini ta falte dhe ai të largohej nga Rusia.
Putini toleroi kundërkandidaturën presidenciale në vitin 2012 nga Mikhail Prokhorov, i cili bëri pasuri në metale, por ajo u pa gjerësisht si karrem i mbështetur nga Kremlini për të krijuar përshtypjen e një pluralizmi politik në Rusi.
E ardhmja e oligarkëve
Pavarësisht goditjeve në asetet e tyre si rezultat i luftës në Ukrainë, shumica e të pasurve të Rusisë kanë qëndruar të heshtur për konfliktin ose kanë dhënë kritika të vogla.
Sipërmarrësi i sektorit bankar dhe birrës, Oleg Tinkov, ishte një përjashtim i rrallë, duke dënuar luftën dhe duke i quajtur mbështetësit e saj “budallenj”. Ai u largua nga vendi në fund të vitit 2022 dhe më pas hoqi dorë nga shtetësia.
Mikhail Fridman, bashkëthemelues i bankës më të madhe private në Rusi, e quajti luftën një tragjedi dhe bëri thirrje që “gjakderdhja” të merrte fund. Ai ka shtetësi izraelite dhe ka jetuar në Britani, por u raportua se u kthye në Moskë pasi filloi lufta mes Izraelit e Hamasit.
“Edhe pse elita ankohet, ata vazhdojnë të tregojnë besnikëri”, ka thënë Prokopenko.
Ajo dhe analistë të tjerë sugjerojnë se besnikëria nuk ka qenë e mjaftueshme për Putinin dhe se ai dëshiron të krijojë kuadro të re të figurave jashtëzakonisht të pasura që janë të përkushtuar ndaj tij, duke u shpërndarë asetet që shteti i ka sekuestruar nga kompanitë e huaja që dolën jashtë Rusisë, dhe duke shfuqizuar privatizimet e viteve 1990.