Në 13 Shkurt pretenca për Belerin, avokati: Ka marrë një dënim kur ka qenë i ri

Në datën 13 Shkurt, SPAK do të shpallë pretencën për Fredi Belerin, kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, i cili qëndron pas hekurave që prej datës 12 Maj të vitit 2023.

Avokati i Fredi Belerit hodhi sërish akuza në drejtim të Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme, se ndaj klientit të tij është duke u ndërmarrë një gjyq politik.

Avokati tha se Beleri ka pasur një dënim të mëparshë, kur ka qenë i ri.

“Ka pasur dënim më parë, kur ishte i ri, nuk ta shpjegoj dot veprën penale e keni aty…”, tha avokati i Belerit, i cili tha se çështja do të dërgohet në Gjykatë kushtetuese.

Sipas tij ka kaluar çdo afat në rastin e Belerit, pasi GJKKO duhet të kishte shpallur një vendim 3 muaj pasi çështja do të kishte kaluar për gjykim.

Në seancën e sotme dëshmoi para SPAK Specialistja në Drejtorinë e Burgjeve, Anila Paci, lidhur me dëshminë e penalitetit të Belerit.

Lajme të tjera |  Humbi garën me Tabakun dhe mbeti jashtë Kuvendit, Alimehmeti: Do ketë analizë dhe llogari brenda PD

Në dëshminë e saj, Paci hodhi poshtë pretendimin e Belerit se është falsifikuar dëshmia e penalitetit. Sipas saj, “kur vijnë kërkesa individuale dhe personi e bën kërkesën vetë, për shkak të rehabilitimit e japim: i padënuar. Kur e kërkojnë institucionet edhe pse kanë akses, ne u japim të gjitha të dhënat e regjistrit të gjendjes gjyqësore, pra që është i dënuar”.

“Jam pyetur përpara disa muajsh nga Prokuroria e Posaçme për dëshminë e penalitetit të Belerit. Kam dhënë dëshmi përpara agjentëve të BKH. Institucionet shtetërore kanë akses ne regjistrat gjyqësorë, për të parë nëse një shtetas është apo jo i dënuar. Në rast se një person rezulton i dënuar, prokuroria në këtë rast, dërgon kërkesë për historikun e tij. Dokumenti printohet vetëm në rast se një person është i padënuar. Prokuroria nuk ka akses të printojë dënimin. Të dhënat vihen ne dispozicion nga ne. Në rastin Beleri, në regjistrin e gjendjes gjyqësore rezulton i ‘Rehabilituar’. Unë si specialiste, për kërkesat individuale nga E Albania’ e çaktivizoj sistemin kur rezulton ‘I dënuar’ dhe ia jap ‘I padënuar’.

Prokuroria e Vlorës ka të drejtën të hyjë në sistem. Prokuroritë shohin vetëm nëse një person është i dënuar apo i padënuar, por nuk kanë akses në te dhëna të tjera. Në këtë rast, KQZ ka bërë akses me shkrim ku kërkoi të dhëna për gjendjen gjyqësore dhe unë i kam dërguar të dhënat qe është i dënuar”, ka deklaruar Peçi.

Lajme të tjera |  HARTA LIVE: Reshje shiu kudo në vend! Më intensive priten në Shkodër dhe Kukës, ka risk për vërshime të ujit

Avokatët bënë kundërshtim të dëshmisë, por prokurorja Dorina Bejko tha se nuk mund të ketë kundërshtim “sa kohë dëshmia e Pecit është marrë në kuadër të një kallëzimi që ka bërë vetë Beleri për falsifikim dokumentesh”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us