Në koma prej ditësh/ Ndërron jetë tek “Trauma” 24-vjeçarja që u plagos rëndë nga shoferi i dehur, mbetën të lënduar edhe gjyshja me dy motrat

24-vjeçarja që mbeti e plagosur rëndë në një aksident në aksin rrugor Përrenjas-Qafë Thanë nuk mundi t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë sot në spitalin e Traumës në Tiranë.

Bashkë me viktimën e cila qëndroi në koma për 5 ditë, mbetën të plagosur edhe tre anëtarë të familjes.

44-vjeçari Jetmir Daci përplasi 6 persona të familjeje ndërsa ata ishin pranë mjetit të tyre, pasi kishin ndaluar në ambientet e një lokali, rreth 30 m larg korsisë së rrugës.

 

Në testin e bërë rezulton se 44 vjeçari ka qenë i dehur në timon në nivelin 0.40 mg/l në momentin që ka përplasur familjarët.

Pas ngjarjes së rëndë autori u ndalua nga policia, por u lirua nga Prokuroria, ndërsa sot pas 5 ditësh, u vendos ndalimi i tij.

Lajme të tjera |  VIDEO/ "Investimi i Kushnerit mund të trondisë turizmin grek në Jon," televizioni grek: Projekti synon turistë të nivelit të lartë, ishujt grekë kanë arsye të shqetësohen

Artan Pishkashi, emigrant ishte kthyer nga në Shqipëri për një arsye familjare teksa është përballur me këtë aksident të rëndë.

Vajza tjetër e familjes 10 vjeçe ka thyer këmbën e po ashtu fraktura ka pësuar dhe vajza 6-vjeçare.

“Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur më datë 08.04.2024, në aksin rrugor “Prrenjas-Qafë Thanë”, ku si pasojë mbetën të dëmtuar 4-shtetas, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë ndaluar me iniciativë shtetasin J. D., 44 vjeç, banues në Peshkopi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Shtetasi J. D., me automjetin që drejtonte, ka përplasur një automjet dhe si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesi, ka goditur dhe një automjet tip “Passat”, në ambientet e një servisi. Për pasojë janë dëmtuar 4 shtetas që ndodheshin jashtë automjetit “Passat” (pasagjerë që udhëtonin në këtë automjet).

Lajme të tjera |  “Ti, komunistuc i vogël, qorra apo çfarë jeni ju”, Strazimiri përplaset me deputetin e Lëvizjes Bashkë për protestën, Muçi: Dilni dhe jepuni llogari

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us