Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, ka folur para gazetarëve, pas marrjes në pyetje për 4 orë në SPAK.
Malltezi: Nuk ka vepër penale, por urdhri politik është urdhër politik. Natyrisht pati qëndrime krejtësisht të padenja për prokuroren e cila pa kuptuar situatën pronësore ka arrestuar një njeri pa prova. U pyeta nën cilësinë e një personi në hetimEdi Rama fshihet. I dhash edhe këto tjerat. Denoncimi i PD-së për tjetrësimin e pronave, kulla 40 e ca katëshe. Këto dokument nuk i kanë bërë pjesë e dosjes. Zonën e ka bërë urbane me parametra. Nuk kam qenë asnjëherë zyrtar, nuk ke asnjë gjë, momenti kur ti kërkon larje parash por nuk pranon ekspertizën kontabël. Pati qëndrime të pa denja, që ka arrestuar një njeri pa e pyetir fare. Ia thash në sy. Është politike, filloi nga Balla. Prokurorët janë në konflikt interesi. Kanë mbi tre vite hetime. Ka pasur urdhra politik nga Edi Rama.
Nuk kam patur asnjë faj. Këto janë urdhëra të Edi Ramës nuk i kam marrë parasysh. Nuk u pyeta për shifër konkrete, iu thashë që janë të ardhura ligjore. Provën e hartës e pranoi SPAK, këtë që është firmosur nga Edi Rama. Zonë urbane me parametra të larta e pranoj SPAK. Nuk e kishin si provë, e kanë fshehur. Frika nga Taulant Balla dhe Edi Rama ishte e dukshem në SPAK.