Nesër ‘dita e gjykimit’/ SPAK do kërkojë ‘Arrest shtëpie’ për Sali Berishën?

Pasi Kuvendi i dha “dritën jeshile”, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) pritet t’i drejtohet Gjykatës së Posaçme (GJKKO) ditën e nesërme ku do të kërkojë masën e sigurisë “Arrest shtëpie”. Sipas Weblajm, kjo do të jetë kërkesa e parë e dy prokurorëve të çështjes Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai. Ndërkohë kërkesa e SPAK do të shqyrtohet nga gjykatësja Irena Gjoka.

Çfarë ndodhi sot?

Sot, Kuvendi dha autorizimin për arrestimin e Berishës dhe kërkesa u miratua me 75 vota pro. Në seancë ishte i pranishëm dhe vetë kryeministri Rama, ndërsa munguan deputetët e Bashës. Paralelisht me seancën, mbështetësit e Berishës u mblodhën në protestë para Kuvendit, të cilën e përshëndeti shkurtimisht edhe ish-kryeministri. SPAK kërkoi masë më të ashpër sigurie për Berishën, për shkak se ish-kryeministri nuk zbatoi masën e detyrimit të paraqitjes që ishte caktuar më parë nga Gjykata e Posaçme. Berisha dyshohet për akuzën e korrupsionit, që parashikon një dënim nga 3 deri në 12 vite burg. Për shkak të moshës së tij të thyer, SPAK pritet që ti kërkojë GJKKO masën e sigurisë arrest shtëpie për liderin historik të demokratëve, i cili nuk ka ndërmend që të tërhiqet nga drejtimi i partisë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us