Neymar shok për kohë të vështira, paguan shpenzimet e gjyqit të Dani Alves

Mbrojtësi i Brazilit Dani Alves është në paraburgim prej një viti dhe jeta e tij duket se ka ngecur në vend. Fiks një vit më parë, Alves ishte në qendër të vëmendjes, jo për bëmat e tij të fundit në futboll, por për shkak se dyshohet se përdhunoi një grua të re në tualetet e një klubi luksoz në Barcelonë.

Alves i kishte mohuar të gjitha akuzat, por autoritetet spanjolle kishin një mendim të ndryshëm dhe e dënuan me paraburgim, madje duke refuzuar të tre kërkesat për lirim, që ai kishte paraqitur. Megjithatë, përveç paraburgimit dhe akuzave të rënda me të cilat përballet, Alves kishte (dhe ka ende) probleme të tjera serioze me ish-gruan e tij Dinora Santana (ata u martuan në 2003 dhe u divorcuan në 2012).

Lajme të tjera |  “Egnatia nuk ishte skuadra më e mirë”, Gvozdenovic i zhgënjyer: Nuk e meritonim, kartoni i kuq vendosi ndeshjen

Pavarësisht divorcit të tyre, Santana ishte përfshirë në bizneset e brazilianit dhe pas paraburgimit të tij ajo kishte udhëtuar drejt Barcelonës duke bërë deklarata në favor të tij, por në të njëjtën kohë ajo po bënte një padi në gjykatat braziliane për pagesa të vonuara dhe tetorin e kaluar ajo bëri deklarata të ashpra kundër tij.

Alves, tani nuk ka raporte me ish-gruan dhe nuk ka pothuajse asnjë ndihmë nga jashtë. Kështu ai iu drejtua mikut të tij të vjetër dhe shokut të skuadrës Neymar, i cili nuk ia mbylli derën. Neymar ka premtuar se do e ndihmojë ish-mbrojtësin e Brazilit, duke paguar shpenzimet e gjyqit dhe duke marrë një avokat

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us