Nga ndryshimet në Kodin Penal, te projektligji për pagat e gjyqtarëve/ Miratohet kalendari i punimeve, Parlamenti rikthehet më 15 janar

Parlamenti do të rikthehet në seancave plenare me 15 janar. Kësaj seance i ka paraprirë mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ku është miratuar Kalendari e programi, plani masave për integrimin, kalendari vjetor i raportimeve që bëhet çdo vit në janar.

Në kalendarin e punimeve gjatë muajit janar  janë parashikuar diskutimi në komisionet parlamentare të ndryshimeve në Kodin Penal. Një tjetër projektligj është ai për ndryshimin e  pagave të  gjyqtarëve kushtetues që kërkon 84 vota.

Qeveria synon që në seancën e 1 shkurtit të kalojë për diskutim dhe miratim në parlament ndryshimet në ligjin e lojërave të fatit. Ndërsa amnistia nga e cila do të përfitojnë 600 të burgosur është vendosur në kalendar por pa një datë të përcaktuar pasi kërkon 84 vota të cilat PS nuk i ka.

Lajme të tjera |  Ulen temperaturat, ja zonat ku termometri do të shënojë deri në -4 gradë Celsius! Rikthehen reshjet e shiut

Flutura Açka e mandatuar nga Lulzim Basha për të kryesuar grupin parlamentar të PD  tha se nuk kishte marrë ftesë për të marrë pjesë në konferencën e kryetarëve. Kuvendi e hodhi poshtë këtë pretendim duke i dërguar mediave e-mailin e dërgimit të njoftimit.

Pjesëmarrjen në këtë mbledhje Jorida Tabaku e lidhi më rëndësinë që ka për parlamentin integrimin europian. “Parlamenti nuk ka normalitet. Kisha shpresuar që procesin e integrimit ta shfrytëzonin për të dalë nga ngërçi aktual” deklaroi ajo. Ndërsa Gazment Bardhi nuk mori pjesë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us