Nga skemat me Abaten e deri tek ambiciet me Torinon, Ardian Ismajli i tregon të gjitha: Me trajnerin e ri do jemi më të fortë, tifozëve iu them…

Torino ka pësuar ndryshime gjatë kësaj vere, teksa do i drejtohet sezonit të si në Serie A me objektiva të qartë për të bërë më mirë se ai që lamë pas. Në stol është emëruar Ignazio Abate, i cili ka filluar menjëherë nga puna për fazën përgatitore.

Së fundmi, në një intervistë për të përditshmen italiane, “La Gazzetta dello Sport”, ka folur mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, i cili ka marrë një rol të rëndësishëm te torinezët, figurën e liderit.

Fillimisht, mbrojtësi shqiptar është shprehur se deri më tani grumbullimi ka shkuar mjaft mirë, ndërsa thekson se java e parë ka qenë disi intensive.

“Po punojmë shumë, si nga ana fizike, po ashtu edhe ajo teknike. Patëm pak vështirësi në javën e parë, këmbët janë ende të rënda por është normale”, është shprehur Ismajli që shton se me trajnerin e ri Abaten janë njohur me stilin e tij të lojës dhe po përpiqen ta vënë atë në zbatim sa më shpejt.

PJESË NGA INTERVISTA:

Lajme të tjera |  Rriten shanset e Dinamos për fitore, Ilir Daja gjen pikën e dobët të rivalit nga Sllovenia pak orë para ndeshjes

– Trajneri i ri, çfarë ka ndryshuar dhe ku fokusohet sistemi?

“Nuk është e lehtë, por duhet t’i afrohemi mënyrës së lojës, ndërtimit të aksioneve që nisin nga mbrojtja, por dalëngadalë do ia dalim. Më ka bërë përshtypje mënyra si ai sillet me lojtarët. Pozitiv, të shtyn të shkosh përtej limiteve, të sjell forcë të madhe, edhe nëse bën një gabim. Është i ri, por tashmë e ka eksperiencën. Më kujton Vincenzo Italianon. Trajnerë që të japin energji.”

– Gjendja e skuadrës?

“Jemi një grup i mirë. Ka entuziasëm dhe kombinim lojtarësh me eksperiencë dhe të rinj. E gjitha ka të bëj me mentalitetin. Torino do jetë një skuadër e fortë nëse do jetë e fortë mendërisht.”

Lajme të tjera |  Raporti shokues: 7 ndeshjet e “trukura” në Botëror

– Lë pas dëmtimet, si vjen Ismajli në sezonin e ri?

“Jam i bindur se këtë sezon do ngremë nivelin. Dua të jem gjithmonë në fushë, pa dëmtime. Ky është objektivi im i parë, që të lë pas problemet muskulare të një viti më parë. Shpresoj të bëj edhe më mirë se sezoni i kaluar.”

– Skemat e trajnerit të ri?

“Kemi lojtarë për t’u përshtatur si me tre, si me katër mbrojtës. Me trajnerin po provojmë 3-4-2-1 dhe 3-4-3. Do shohim se cili sistem do të përdoret gjatë sezonit.”

– Tifozët?

“Duhet t’i rikthejmë tifozët në stadium duke luajtur mirë dhe duke fituar. Do bëjmë gjithçka për t’ia dalë. Kur shoh “Curva del Toro” të mbushur, është një motivim i jashtëzakonshëm. Iu them tifozëve që t’i besojnë kësaj Torinoje.”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us