Sitata në Kukës pas reshjeve të borës vijon të jetë problematike. Disa akse rrugore janë ende të pakalueshme dhe në disa fshatra ka mungesë të energjisë elektrike.
Prefektura e Kukësit ka dhënë informacione lidhur me situatën në qarkun e Kukësit sa i takon problemeve të shkaktuara nga reshjet e dëborës dhe moti i keq që ka përfshirë qarkun prej disa ditësh. Disa segmente rrugësh si Kukës- Shishtavec, B.Curr-Valbonë dhe Kukës – Bushtricë kanë qenë nën trysninë e rënies së gurëve dhe inerteve.
Në bashkinë e Kukësit, janë ende të bllokuara rrugët e njësive administrative Arrën, Zapod dhe Kalis. Po ashtu po punohet nga bashkia Has për hapjen e rrugëve të fshatrave Nikoliq dhe Vlahen si dhe për rrugën që lidh fshatin Gjinaj me fshatin Domaj.
Ndërkohë ende nuk furnizohen me energji elektrike:
Nj.Adm Malzi, Fshatrat Mgullë Qam, Vrish, Gdheshtë,
Has ;
Nj.Adm Golaj: Fshtrat Helshan dhe Kosturr.
Nj.Adm Gjinaj, Fshati Domaj.
Tropojë;
Nj.Adm Lekbibaj Margegaj,
Nj Adm Tropojë e Vjetër,
Fshatrat Astë, Shumicë, Padesh.
Nj Adm Bytyç, fshatrat Pac ,Berishë,Vlad dhe Zherkë.
Ndërsa furnizimi me ujë të pijshëm është normal.