Nis puna për Reformën Zgjedhore, Alibeaj dhe Gjiknuri letër OSBES-së: Presim ekspertë nga ODIHR për të na asistuar

Komisioni për Reformën Zgjedhore duket se do të nisë nga puna këtë javë, ndërsa janë dy bashkëkryetarët Enkelejd Alibeaj nga PD dhe Damian Gjiknuri nga PS që i janë drejtuar me një letër misonit të OSBE në vendin tonë.

Në letrën e përbashkët, Alibeaj dhe Gjiknuri kërkojnë që ODIHR të vendosë në dispozicionë ekspertë të fushës, të cilët do të mund t’ asistojnë komisionit në gjatë punës për reformën zgjedhore.

Kujtojmë se grupimi i Lulzim Bashës do të kërkojë ndryshime rrënjësore si hapja e listave të deputetëve, vota e emigrantëve e të tjera.

Ndërsa grupimi i Sali Berishës duket se do ta bojkotojë punën e këtij komisioni. Më herët, deputeti Oerd Bylykbashi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po tenton të bëjë pazar me këtë reformë.

Nis puna për Reformën Zgjedhore, Alibeaj dhe Gjiknuri letër

Letra drejtuar OSBE/ODIHR
Lajme të tjera |  Mediat greke shkruajnë për zgjedhjet e 11 majit: PS drejt mandatit të katërt!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us