Nis seanca plenare! Deputetët e PD parrulla kundër Ramës: Vrasës i pluralizmit

Nis seanca! Deputetët e PD parrulla kundër Ramës: Vrasës i pluralizmit  Deputetët e PD kanë shkuar në Kuvend edhe gjatë ditës së sotme.

Vihet re se deputetët e PD nuk kanë mbledhur karrige pirg, në Foltoren e Kuvendit, siç kanë bërë më herët. Në parlament janë parë vetëm parrulla kundër Edi Ramës. Në një nga parrullat shkruhej : “Vrasës i pluralizmit”.

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare me rend dite shqyrtimin e disa projektligjeve si ai i ratifikimit të marrëveshjes së financimit me Francën për programin (lnterreg VI-B) Euro Mesdhe (EURO MED) 2021-2027.

Në kalendar është edhe ratifikimi i marrëveshjes me Bashkimin Evropian për aktivitetet operacionale të kryera nga Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare në Republikën e Shqipërisë.

Nis seanca plenare! Deputetët e PD parrulla kundër Ramës:

PARRULLA KUNDER RAMES
Nis seanca plenare! Deputetët e PD parrulla kundër Ramës:

PARRULLAT KUNDER RAMES

Në rendin e ditës është Akti Normativ për shtesa dhe ndryshime në buxhetin e vitit 2023, për shtesa dhe ndryshime në ligjin e tatimit mbi të ardhurat.

Lajme të tjera |  "7 x 7 = 0 Mandate" - Lulzim Basha del në pension politik, dështoi me partinë e tij të re

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us