Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi sot paradite një bashkëbisedim me gra të qytetit të Vlorës.
Basha, dëgjoi problemet e tyre, për çmimet e papërballueshme, për taksat që godasin dhe varfërojnë shtresen e mesme, për familjet që mpaken dita ditës për shkak të emigrimit masiv, për korrupsionin që vret garën e lirë dhe konkurrencën, dhe nga e gjithë kjo më të goditurat janë gratë dhe vajzat.
“Unë e di që ditët janë shumë të vështira për çdo grua. Ato sakrifikojnë më shumë se kushdo për të siguruar mirëqenien e familjes, për t’u kujdesur për fëmijët dhe punët e përditshme të shtëpisë”, – deklaroi Basha.
Kryedemokrati theksoi se sa më e sigurt, e pavarur dhe e suksesshme të jetë një grua, aq më e fortë do të jetë familja dhe më e shëndetshme do të jetë shoqëria.
“Prandaj kujdesi dhe mbështetja për gratë duhet të jetë prioritet për çdo qeveri. Rritjet e pjesëmarrjes se gruas ne vendimmarrje, mbështetja e iniciativave të tyre, krijimin e kushteve për t’i nxitur të hapin biznese të reja, si përmes mbështetjes financiare ashtu dhe përmes reduktimit të taksave. Mbështetja për gruan nuk është e kufizuar thjesht tek individi, por një grua e suksesshme do të thotë një familje e shëndetshme”, u shpreh kryetari i PD.
“Në riorganizimin e PD, – theksoi ai, – përfaqësimi i grave dhe te rinjve do të jete prioritet absolut”.
“Jam i bindur se një parti ku harmonizohen eksperienca e burrave, kujdesi dhe përkushtimi i grave dhe energjia e pasioni i të rinjëve, është e destinuar të ketë sukses”, tha Basha