Një shekull mbi shpinë/ 100-vjeçarja Dila Tanushaj tregon sekretin e jetëgjatësisë: Po punove fiton!

Teksa po pastron oborrin e shtëpisë së saj në Vaun e Dejes, nenë Dila nuk të jep përshtypjen se ka plot 1 shekull mbi shpatulla.

Ditëlindjen e 100-të, ajo e festoi natën e ndërrimit të viteve.

 “Këtë pune po përditë. E bej sepse dal. Nuk mund të eci dhe po qëndrova e ulur brenda, nuk çohem më, paralizohem. Pastroj oborrin nga kokrrat e rrushit që të mos shkelin njerëzit në të. Kur rrin nuk fiton gjë, po punove fiton”, tha Dila.

E moshuara thotë se jeta ka ndryshuar shumë sot. Ajo kujton se me parë kanë jetuar 30 familjarë në një shtëpi ndërsa sot, njerëzit kanë ikur.

 “Me të gjithë njerëzit e kam kaluar mirë. Kemi qenë 30 vetë bashkë dhe nuk kemi ndërruar asnjë fjalë më njëri-tjetrin. Për si ka ardhur koha sot, ishim me mirë atëherë. Sepse sot kanë ikur të gjithë, kanë mbetur shtëpitë bosh”, tha ajo.

Lajme të tjera |  Trishtuese/ Familjarisht në luftë kundër kancerit! Prindërit e dy fëmijëve të mitur u prekën nga sëmundja e rëndë, pas pak kohësh edhe…

Për nënë Dilen, kujdeset nusja e shtëpisë.

 “Më 1 janar, nëna është e ditëlindjes 1924 dhe ka mbushur 100 vjeçe. Është grua shume e mirë, e pastër, punëtore. Më ka rritur fëmijët, më ka ndihmuar shumë”, tha Bardhe Tanushi, nusja e shtëpisë.

100 vjeçarja, nëna e 7 fëmijëve, 4 prej të cilëve nuk jetojnë më, tregon se malli për 18 nipat e mbesat në emigrim, po e lodh shumë.

 “Unë kam mall me i pa. Ata më shohin dhe flasim por malli me merr për ta sepse janë rritë. I kam rritur unë me duart e mia”, tha e moshuara.

 

Top Channel

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us