Notë impresionante në ‘Olimpico’, Kristjan Asllani dëshmitar i lavdisë së Interit

Nuk ishte parë prej vitesh një humbje kaq turpëruese nga Lazio në Romë. Interi i Asllanit i dha një shuplakë që do të mbahet mend për shumë vite, në mos më shumë me fitoren 6-0.

Kristjani u hodh në fushë dhe mori notë të mirë prej 6.7 në ‘Olimpico’. Asllani ishte dëshmitar i një suksesi të lavdishëm në plotkuptimin e fjalës. Vetëm 27 minuta në lojë, por statistikat flasin mirë për legjionarin.

Dy topa të gjatë, përqindje absolute në pasime, një spastrim nga zona dhe 2 duele të fituara kundër lacialëve.

Një mbrëmje fantastike për ‘djemtë’ e Inzaghit dhe për elbasanasin, mbi të gjitha.

Notë impresionante në 'Olimpico', Kristjan Asllani

Nota e Asllanit
Lajme të tjera |  ZYRTARE/ 23 milionë euro, Inter “fshin” Kristjan Asllanin nga ekipi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us