Ish kryeministri dhe kreu aktual i PD, Sali Berisha ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, aty ku dhe u paraqit mëngjesin e kësaj të mërkure për t’u pyetur lidhur me ngjarjen e 21 Janarit, ku në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u vranë padrejtësisht katër protestues.
“Absolutisht gënjeshtër me bisht kjo që thua. Jo nga brenda, të shtënat janë të gjitha, merr filmimet, ushtarët e gardës kanë qëlluar. Jo nga brenda. Korrigjo këtë njëherë. Korrigjimi është tjetër. The një gënjeshtër, nuk është qëlluar nga brenda kryeministrisë. Është qëlluar nga vendrojet. Ta them unë tani. Tani, apo po bën punën e tyre apo tënden. Do flas unë, të jemi korrekt, jo të dizinformimi. Është qëlluar nga vendrojet e gardës, pikë”, tha Berisha, i cili më tej bëri me dije se Shehu e pyeti dhe sa i përket takimit të ministrit të Brendshëm të kohës, Lulzim Bashës me presidentin Bamir Topi.
Sipas Berishës prokurorët kanë marrë indicie nga libri i ish-presidentit Topi i cili mes rreshtave ka cituar dhe këtë takim me Bashën.
“Lulzim Basha e ka takuar të nesërmen mos gabojë për të ndërhyre te Ina Rama që të zbusë masën ndaj oficerëve të gardës, gjë e cila është teorikisht e pamundur që unë të dërgoja njeri te Bamir Topi që ishte një nga organizatorët që priste zgjatjen e mandatit nga Edi Rama. E morën nga Libri, më thanë që e morëm nga libri. Por nga ana tjetër Basha nuk e kishte të ndaluar, s’kishte asnjë derektivë të kryeministrit që të mos komunikonte me presidentin. Këtë pasazh nuk e di e ka deklaruar ministri i brendshëm, por e kishin marrë nga nokturmu i Bamir Topit. Se paska shkruar dhe një libër Topi, mos i bëjmë dhe reklamë librit të tij”, tha Berisha.





