“Nuk e dija që vajza ishte shtatzënë”,kështu ka deklaruar nëna e 15-vjeçares nga Fratari i Mallakastrës, e cila solli në jetë foshnjën tre ditë më parë në qendrën shëndetësore të fshatit.
E ëma e 15-vjeçares ka refuzuar të marrë foshnjën, duke e braktisur të porsalindurën në maternitet.
Në deklarimet e para e ëma e 15 vjeçares ka thënë se nuk do ta mbajë foshnjen, madje ka kërkuar të largohen bashkë me vajzën në shtëpi, duke e lënë vogëlushen e sapolindur në maternitet.
15-vjeçarja ka kryer lindjen në qendrën shëndetësore të fshatit e asistuar nga infermierja dhe mjeku. Por, pasi shfaqi probleme shëndetësore dhe u dërgua bashkë me foshnjen e sapolindur në maternitetin e Fierit.
Mësohet se nëna dhe foshnja, që lindi 2.3 kg, tashmë gëzojnë shëndet të mirë. E marrë në pyetje nga policia, e mitura ka deklaruar se ka kryer marrëdhënie seksuale me dëshirë me një 31 vjeçar dhe se kishte ngelur shtatzënë. Ky i fundit është shpallur në kërkim nga uniformat blu.
Ajo u ka treguar efektivëve të policisë foto të djalit me të cilin kreu marrëdhënie, si dhe identitetin e tij, por nuk la dhënë sqarime të hollësishme duke kërkuar kohë për t’u qetësuar.
E mitura jeton me të ëmën, vëllain 19 vjeç dhe gjyshin në Fratar të Mallakastrës ndërsa i ati është emigrant në Greqi.
Nëna e 15 vjecares mungon në pjesën më të madhe të kohës pasi punon si kujdesetare për një të moshuar.





