‘Nuk e kam djalin e madh me ty’/ RRËFIMI i shqiptarit që vr*u gruan në Greqi: Ishte futur në banjo, fliste me një burrë…

GREQI- Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja nga skena e krimit në familjen shqiptare, ku 39-vjeçari Kastriot Cenko kishte vrarë të shoqen, Albën dhe i mbante kufomën në shtëpi prej një jave. Në rrëfimin e tij, 39-vjeçari ka treguar para hetuesëve se kishte debatuar me të shoqen, derisa në një moment e kishte qëlluar me çekiç. Më pas, ishte siguruar se do ta vriste dhe e mbyti me kabllon e karikuesit të telefonit. Në këtë moment, e mbështolli trupin me çarçafë dhe e ngjiti në papafingo. E gjitha vetëm sepse e dëgjoi në telefon duke i thënë dikujt se do të largohej nga shtëpia me djalin e madh, i cili nuk është biri i tij biologjik.

“Ndërsa fëmijët flinin diku rreth orës 01:30, u zgjova dhe pashë që gruaja nuk ishte në shtrat pranë meje. Ishte në banjë duke folur në telefon. E dëgjova të thoshte se do të merrte djalin tonë të madh dhe do të largohej, ndërsa një zë mashkulli u dëgjua në anën tjetër të linjës. I thashë të vinte në dhomë për të folur. E pyeta se kush ishte dhe ajo më tha se ishte askush dhe se po shikonte video. Pas pak ajo pranoi se po fliste me një burrë dhe se do të merrte djalin e madh dhe do të largohej. Më tha që nuk kam para dhe se nuk donte që të rrinte më  memua. E pyeta se pse do ta merrte djalin e madh dhe më tha se nuk e kishte me mua. Në atë moment u hutova plotësisht dhe hapa çantën që çoj në kantier, të cilën e kisha pranë shtratit tonë, mora çekiçin dhe e godita në kokë. E godita një herë në majë të kokës dhe ajo ra menjëherë në shtrat. Nuk bëri fare zhurmë. Nuk e dija nëse kishte vdekur, por megjithatë mora një kabllo karikuesi që gjeta përpara, ia vura në qafë dhe e shtrëngova për ta mbytur. Për shkak se i rridhte gjak nga koka, i vura një çantë në kokë dhe e mbështolla. Të shtunën i kam çuar fëmijët në shtëpinë e vëllait, që të kem kohë dhe të jem vetëm në shtëpi. Pastaj mora trupin e saj të mbështjellë, vendosa dy çanta të tjera sipër dhe e çova lart në papafingo. Ishte shumë e rëndë dhe e kisha të vështirë ta ngrija vetë”.

Kastriot Cenko e masakroi të shoqen me çekiç dhe e futi në qese plastike. Më pas e fshehu për një javë në papafingon e shtëpisë. Ai e rrëfeu dje krimin e rëndë, duke pretenduar se e vrau të shoqen pasi kishte dyshime se ajo e kishte tradhëtuar me shokun e tij të ngushtë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us