“Nuk komentoj persona non grata”, Berisha i përgjigjet të ngarkuarit me punë të SHBA-ve

Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet sot , në lidhje me deklaratat e të ngarkuarit me punë të Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, David Wisner.

Ky i fundit refuzoi t’i përgjigjet akuzave të Berishës në lidhje me SPAK, duke thënë se nuk do të komentonte deklaratat e një personi të shpallur non grata.

Të njëjtën qëndrim mbajti edhe Berisha, kur tha se nuk do të komentonte qëndrimin e Wisner, teksa shtoi se është në pritje të dokumenteve nga DASH që provojnë implikimin e tij në korrupsion madhor.

Sipas Berishës, deklaratat e të ngarkuarit me punë të SHBA-ve, në fakt i adresoheshin Edi Ramës.

Berisha: Nuk kam ndërmend që të komentoj deklarata të të ngarkuarit me punë të ambasadës së SHBA, i cili tha se nuk komenton deklaratat e një personi non grata. Kam vetëm një rrugë që të nxjerrë një dokument për akuzat ndaj meje. Unë atë intervistë e kuptova, se ishte kundër rrezikut anglo-amerikan, për të cilin foli Rama në Kongresin e PS-së.

Çfarë deklaroi Wisner për Berishën: Nuk do t’i përgjigjem dikujt që është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion madhor. Shtetet e Bashkuara janë krenare të mbështesin punën e SPAK-ut dhe institucioneve të tjera të drejtësisë dhe do të vazhdojmë të mbështesim kërkesat e popullit shqiptar për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Siç e vërejta, kemi investuar fort në suksesin e reformave në drejtësi të Shqipërisë, përfshi SPAK, përmes ekspertizës, financimit dhe mbështetjes sonë politike. Jemi krenarë të jemi partnerë me Shqipërinë. Çdo shqiptar meriton të jetojë në një vend ku secili është i barabartë përpara ligjit, ku shteti ligjor funksionon dhe ku secili ka një mundësi të barabartë për begati. Jo vetëm sepse e kërkon e ardhmja euro-atlantike e Shqipërisë, por sepse është gjëja e duhur.

Lajme të tjera |  'Nuk e kam djalin e madh me ty'/ RRËFIMI i shqiptarit që vr*u gruan në Greqi: Ishte futur në banjo, fliste me një burrë...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us