“Nuk më dridhet qerpiku”, Rama: E kam thënë atë punën e birit të k*****, nuk ka pasur dhe s’ka!

Kryeministri Edi Rama thotë se është në krye të qeverisë për të bërë historinë dhe sipas tij vetëm ai dhe PS do të ngrenë flamurin shqiptar në Bashkimin Evropian.

Rama ironizoi Berishën duke e quajtur “buf i kënetës”, ndërsa partitë e vogla si “mangallët që vijnë për qoftë këtu poshtë”.

Kreu i qeverisë deklaroi se nuk i dridhet qerpiku, ndërsa kujtoi shprehjen që e ka thënë shumë vite më parë: “E kam thënë kur kam qenë i ri me të gjitha të flokët e zeza, atë punën e birit të k… që nuk ka pasur dhe nuk ka, me prova. Me llafe, me dyshime sa të duash ashtu”.

Lajme të tjera |  Spahiu: PD humbet keq në 11 Maj, por partitë e reja duhet votohen dhe të luftojnë për përmbysje në 2029

Edi Rama: Këtë po ju them, duhet ta mendoni, kush ju çon ju atje si të barabartë, kush flet atje si ju doni të flisni? Kush? Bufi i kënetës, apo këta mangallët që vijnë për qoftë këtu poshtë. Kujtoni se është ndonjë kënaqësi restoranti kjo? Apo është kënaqësi plazhi? Kjo është sakrificë, ky është mohim i shumë gjerave që njerëzit e zakonshëm i kanë.

Unë kam aq shumë gjera që dua të bëj dhe ti të bëj, por ky është mision. Unë jam këtu për historinë, e kam thënë me kohë dhe po  e them. Nuk më dridhet qerpiku, jam këtu për historinë, prandaj i mbaj këto llumra, baltra dhe goditje nga të katërt anët. E kam thënë kur kam qenë i ri me të gjitha të flokët e zeza, atë punën e birit të k… që nuk ka pasur dhe nuk ka, me prova. Me llafe, me dyshime sa të duash ashtu.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us