Operim i papritur te Dinamo, Ilir Daja trondit tifozët

Dinamo u ndal në barazim 1-1 përballë Elbasanit, në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në stadiumin “Air Albania”. Ndërkohë që pas duelit, trajneri Ilir Daja tronditi tifozët dinamovitë me një deklaratë të papritur.

Mbrojtësi, Naser Aliji mund të operohet, për shkak të problemeve me pubalgjinë dhe ngarkesës së madhe. Tronditja bëhet më e dukshme, kur Daja njoftoi se mund të humbasin shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, për të paktën 2 muaj.

“Mbrapa ndoshta ndiej më shumë probleme, se ngarkesa që ka Aliji është shumë e madhe dhe mund ta humbasim Aljin për një periudhë dymujore, se ka probleme me pubalgjinë dhe mund të operohet, e ka luajtur i sforcuar”, Ilir Daja.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Ka fituar tre herë Kupën e Shqipërisë, ish-sulmuesi i Vllaznisë LË FUTBOLLIN në moshën 32-vjeçare

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us